albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Si mund të përfundojë lufta? Ja pesë skenarët e mundshëm

by Editor
March 3, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Përse Rusia po e zhvendos pushtimin drejt jugut të Ukrainës
Share on FacebookShare on Twitter

Nga James Landale, BBC

Mes mjegullës së luftës mund të jetë e vështirë të shihet se cila është rruga përpara. Këto janë disa rezultate të mundshme. Shumica janë të zymtë.

1.Luftë e shkurtër
Rusia shton operacionet e saj ushtrake me sulme shkatërruese. Mijëra vdesin, Kievi bie, presidenti i Ukrainës vritet ose arratiset dhe Rusia instalon një regjim kukull pro-Moskës. Ky do të ishte një rezultat i paqëndrueshëm, i hapur për kryengritje dhe konflikte në të ardhmen.

2.Luftë e gjatë

RELATED STORIES

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

Trump i rikthehet fushatës pas përpjekjes së dytë për vrasjen e tij

September 18, 2024
Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

Hezbollahu goditet nga një valë shpërthimesh e pajisjeve të komunikimit

September 18, 2024

Ndoshta skenari më i mundshëm. Ndoshta forcat ruse ngecin, me moral të ulët dhe logjistikë të dobët. Ata mund të kenë vështirësi për të kontrolluar qytetet e pushtuara. Me kalimin e kohës, forcat e Ukrainës bëjnë një kryengritje efektive, ndërsa Perëndimi vazhdon të furnizojë me armë. Ndoshta pas shumë vitesh, Rusia largohet përfundimisht.

3.Luftë evropiane

Putini mund të dërgojë trupa në ish-republikat sovjetike si Moldavia dhe Gjeorgjia, që nuk janë pjesë e NATO-s. Ose mund të ketë thjesht llogaritje të gabuara dhe përshkallëzim. Putini mund të rrezikojë nëse ndjen se është e vetmja mënyrë për të shpëtuar udhëheqjen e tij- nëse përballet me disfatën, ai mund të tundohet për të përshkallëzuar më tej.

4.Zgjidhja diplomatike

Duke pranuar tashmë bisedimet- edhe pse ato nuk kanë bërë shumë përparim- Putini duket se të paktën ka pranuar mundësinë e një armëpushimi të negociuar. Nse lufta shkon keq për të, Putini mund të gjykojë se vazhdimi është një kërcënim më i madh për pushtetin e tij sesa poshtërimi për t’i dhënë fund.

5.Rrëzimi i Putinit

Mund të duket e paimagjinueshme. Megjithatë bota ka ndryshuar ditët e fundit. Nëse lufta është katastrofike për Rusinë, mund të ekzistojë kërcënimi i një revolucioni popullor. Dhe nëse ata që kanë përfituar nga Putini mendojnë se ai nuk i mbron interesat e tyre më, një rezultat i tillë mund të mos jetë i pabesueshëm.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL