albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

Thirrja e gruas së presidentit ukrainas: Edhe sa fëmijë duhet të vdesin për Putinin?

by Editor
March 7, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Thirrja e gruas së presidentit ukrainas: Edhe sa fëmijë duhet të vdesin për Putinin?
Share on FacebookShare on Twitter

Teksa numri i viktimave civile  sa vjen e shtohet, zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska u ka bërë thirrje medieve që të raportojnë të vërtetën e hidhur për vrasjen e fëmijëve nga ushtria e Putinit.

Në një postim në Instagram, ajo tha se të paktën 38 fëmijë janë vrarë deri më tani, ndërsa i bëri thirrje NATO-s  të zbatojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë duke shkruar “ bëjeni për të shpëtuar fëmijët tanë, sepse nesër do të shpëtojnë tuajin”.
‘Më duhet t’ju tregoj për këtë. Të paktën 38 fëmijë kanë vdekur tashmë në Ukrainë.  Dhe kjo shifër mund të rritet pikërisht në këtë moment për shkak të granatimeve të qyteteve tona paqësore! Kur njerëzit në Rusi thonë se trupat e tyre nuk po dëmtojnë popullatën civile, tregojuni atyre këto fotografi!”- shkruan ajo teksa poston fotot e trishta të fëmijëve të vrarë gjatë bombardimeve.

Një djalë 18-muajsh i quajtur Kirill u plagos për vdekje në qytetin jugor të Mariupolit pasi forcat ruse bombarduan qytetin e dytë më të madh të Ukrainës vetëm disa minuta pas një armëpushimi të rënë dakord të shtunën.

Nëna e shkatërruar e Kirill, Marina Yatsko dhe bashkëshorti i saj Fedor u panë më vonë të pikëlluar teksa përqafuan trupin e pajetë të djalit të tyre të shtrirë në një barelë, në qytetin e rrethuar.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Dhe dje, në disa nga skenat më të tmerrshme të luftës deri më tani, trupat e të vrarëve nga sulmi me raketa u panë të shtrirë të palëvizur në një rrugë, mes tyre kishte dy fëmijë.

Pranë tyre ishin valixhet e mbushura përpara asaj që ata shpresonin se do të ishte një udhëtim drejt sigurisë. Madje mes bagazheve kishte edhe një transportues kafshësh.

“Tregojuni fytyrat e këtyre fëmijëve, të cilëve nuk u është dhënë as mundësia të rriten. Sa fëmijë të tjerë duhet të vdesin për të bindur trupat ruse të ndalojnë të qëllojnë dhe të lejojnë korridoret humanitare?”– shkruajti bashkëshortja e presidentit ukrainas.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL