albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

“Shqiptarët nuk kanë besim më tek politika”, Rama replikon me qytetarin dhe sqaron pjesëmarrjen e ulët

by Editor
March 7, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Shqiptarët nuk kanë besim më tek politika”, Rama replikon me qytetarin dhe sqaron pjesëmarrjen e ulët
Share on FacebookShare on Twitter

Në zgjedhjet e pjesëshme lokale të 6 marsit, PS arriti të fitonte 5 bashki dhe “Shtëpia e Lirisë” bashkinë e Shkodrës. Pjesëmarrja në këto zgjedhje nuk i kaloi 30%, duke dëshmuar edhe një herë se shoqëria shqiptare nuk ka më besim të asnjë palë politike.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka reaguar duke falenderuar punën e bërë nga kandidatët e PS-së, si edhe duke dëshmuar se rezultati ishte mëse i pritshëm nga ana e partisë rozë. Nuk ka vonuar komentet nga qytetarët si edhe përgjigjet epike të kryeministrit të cilat tanimë janë kthyer në modë.
Një qytetar i shkruan duke i kujtuar se pjesëmarrja e ulët në votime tregon për dështim dhe jo për arritje, por Rama e kishte një përgijgje edhe për këtë.

Komenti i qytetarit: “Ne vend që të bëni autokritikë për pjesëmarrje të ulët në votime, flisni për arritje.
Një shoqëri, ku 70% e saj rri në shtëpi, në kohën e votimeve, dëshmon në mënyrë të pakundërshtueshme, se diçka serioze ka ndodhur. Qytetaret kanë humbur përgjithësisht besimin. Pse?! Kësaj pyetje, vetem ju jeni në gjendje t’i përgjigjeni!”

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Përgjigja e kryeministrit Rama: “E para njëherë në zgjedhjet e pjesshme gjithnjë pjesëmarrja është më e ulët se zakonisht, jo në Shqipëri po kudo; e dyta llogaria me 70% ndenje në shtëpi është gabim, sepse në listë janë të tërë, edhe ata që janë jashtë shtetit, kështu që pjesëmarrja e atyre që banojnë këtu e kanë mundësi votimi është natyrisht me e larte se sa 30%; e treta, po me e rendesishmja, ne postimin tim kam folur per dicka krejt tjeter dhe jo per ndonje arritje!”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL