albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Zbulohet kurthi i fshehtë i Lulzim Bashës për deputetët

by Editor
March 16, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Krisja e madhe / 32 nga 59 deputetë të PD-së kundër Bashës. Publikohet lista e emrave
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-Ministri i Jashtëm dhe ish-deputeti demokrat, Besnik Mustafaj, ka komentuar deklaratën e Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ku u ka kërkuar kohë për të bërë të qartë vendimin e tij.

I ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, Mustafaj tha se Basha po përpiqet të fitojë kohë, duke shpresuar tek proverbi i famshëm shqiptar që çudia më e madhe 3 ditë zgjat.

Pjesë nga biseda:

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Xhokaxhi: Çfarë po përpiqet të bëjë Lulzim Basha?

Mustafaj: Po përpiqet të fitojë kohë.

Xhokaxhi: Çfarë mund të bëjë?

Mustafaj: Mos ikë. Basha po udhëhiqet nga një proverb shqiptare se ‘Çudia më e madhe 3 ditë zgjat’. Ai mendon se emocioni do kalojë, se deputetët do ta kuptojnë se janë më rehat me Bashën se me Berishën. Apo po aktivizon një korpus që nuk është i zgjedhur, që është mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve.

Xhokaxhi: Çfarë ndodhi në Kolegjin e kryetarëve, pasi në mbledhjen e parë u duk sikur ishin në unison me deputetë, në mbledhjen e dytë ndryshuan?

Mustafaj: Kolegji i kryetarëve nuk solli krejt të kundërtën, pati krisje. Mbledhja e parë dhe ai monolitizmi që treguan për kryetarin u dha në media, dhe kjo shkoi tek demokratët. Dhe këta kryetarë degësh janë në ballafaqim me demokratët. Baza e PD-së dha në Kuvendin e 11 Dhjetorit se me kë është.

Xhokaxhi: Si shkarkohet Basha?

Mustafaj: Kryetari i partisë shkarkohet nga Kuvendi ose Këshilli Kombëtar me një vendim të cilësuar. Ajo që është poshtëruese për PD por sidomos për Bashën është këmbëngulja për të mbajtur vulën dhe zyrën pa anëtarë.

Xhokaxhi: Si mund të qëndrojë një kryetar partie kur nuk e duan

Mustafaj: Ky është i gjithë paradoksi. Të gjitha fijet të çojnë tek vetë Basha, që e bën veten të paqenë para opinionit publik. Nëse Gjykata vendos në favor të grupit të Rithemelimit shkon në shkarkimin e Bashës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL