albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Kush janë dy personazhet që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Bashës?

by Editor
March 21, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
LAJM I FUNDIT/ Lulzim Basha jep dorëheqjen nga kreu i partisë Demokratike
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Lorenc Vangjeli ka zbuluar dy personazhet politikë që u mërzitën më shumë pas dorëheqjes së Lulzim Bashës nga posti i kreut të PD.

Vangjeli tha në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se dy personazhet që u mërzitën më shumë janë kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali.

Sipas tij Rama u mërzit për faktin se i donte dhe Bashën dhe Berishën në betejë, pasi do ta kishte më të lehtë përballjen, ndërsa për Spiropalin me ironi tha se e kishte marrë si punë me kohë të plotë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

‘Në të gjithë këtë që ka ndodhur ka patur dy personazhe të trishtruar në Tiranë, i pari është Rama. Rama sepse u zgjidh një pjesë e ekuacionit, atij i duhej të ishte edhe Basha edhe Berisha. E mërzituar e dytë është zonja Spiropali e cila e kishte marrë si punë me kohë të plotë, por jo seriozisht’, tha Vangjeli.

Ndërkohë analisti Mentor Kikia duke komentuar, draft-rezolutën e PD të lexuar nga kryetari në detyrë Enkelejd Alibeaj, ku i kërkohej grupit të Rithemelimit bashkim por me kushtin që Sali Berisha mos jetë kandidat për kryetar partie, tha se ajo që lexon në deklaratën e Alibejat është se brenda PD-së po vijon e njëjta parti, që është lufta e hapur kundër Sali Berishës.

‘Ajo që u artikulua nga Alibeaj ishte që PD të vijojë të mbetet e njëjta parti, dhe do vazhdojë të jetë e njëjta parti me qëllimin kryesor anti-Berishë. Që sot këta shpallin objektivin për të bërë zgjedhjen në PD dhe këtyre shumicës që janë këtej matën u thonë thjeshtë ca të pezulluar që mund të vijnë tani kokëlulur te POD dhe zgjedhjet do bëhen sërish këtu.

Ka dy rrugë. Nëse Berisha nuk ikën Basha jo thjeshtë nuk do iki por do rikandidojë. Në PD lufta ndaj Berishës vazhdon’, tha Kikia.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL