Deputeti i PD-së, Tomorr Alizoti në dalje nga selia blu u ka bërë thirrje demokratëve që të afrohen me njëri-tjetrin duke lënë grupimet më vete.
Gjatë një deklarate për mediat, Alizoti ka bërë publike 3 aktet që duhet të ndërrë PD-ja për t’i hapur rrugë bashkimit
“Duhet të shikojmë përpara për tu bashkuar, jo me fjalë por me 3 akte politike. Së pari, shfuqizimi i përjashtimit të demokratëve, së dyti heqja e blindimit të selisë, së treti të ketë një garë sa më shpejt për kryetarin e ri dhe të fitojë më i forti. Ky është një proces që të bëhet sa më shpejt, demokratë të lënë grupimet por të afrohen me njëri-tjetrin. Unë jam për një kandidat me të ardhme por janë demokratët ata që duhet të zgjedhin kryetarin e ri”, u shpreh Alizoti.
Prej orës 19:00 ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike e thirrur nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.