albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Kurvat e fundit në selinë e PD!

by Editor
March 23, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Ervin Salianji debat të fortë me Gaz Bardhin dhe spiunin e Lulit Alibeaj
Share on FacebookShare on Twitter

Prej orës 19:00 të së mërkurës ka nisur mbledhja e kryesisë së PD e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj.

Në këtë mbledhje me orinetim të qartë nga Basha që është pengu i Ramës dhe pazaraxhiu i kunatit që shet dhe ble sa herë ka dashur demokratët për interesa personale, nuk është lejuar që pakica e mbetur në seli të bashket me PD e vërtetë. Kjo gjë nuk lejojet nga agjentët  dhe spiunët e Lulit si Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi  që në të vërtëtë janë cilësuar nga demokratët si burra kurva dhe pa karakter.

Këta nuk janë demokrat por agjentë të Soros dhe agjentë të Lulzim Bashës që nuk duan bashkim të vërtetë të PD Por duan shkatërrimin dhe rrënimin e partisë demokratike. këto kate të pastra tradhëtie nuk do ia falin demokratët kurvave të fundit që kanë ngelur në seli si Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Kjo është mbledhja e parë e kryesisë që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës ditën e hënë. Në këtë mbledhje janë rikthyer të gjithë anëtarët e kryesisë të cilët e kishin bojkotuar më herët institucionin, për shkak të kërkesës së tyre për largimin e Bashës.

Në mbledhje ishin të pranishëm Tomorr Alizoti, Helidon Bushati, Ervin Salianji dhe Xhelal Mziu, të cilët nuk kanë qenë në asnjë mbledhje të pranishme muajt e fundit gjatë kohës që Basha ishte në krye të PD.

Mbledhja ka nisur me debate të forta, ku shkak kanë qenë propozimet e anëtarëve të kryesisë për negociatat me palën tjetër atë të ‘Foltores’.

Në nisje të diskutimit Helidon Bushati ka deklaruar se hapi i parë për bashkim është heqja e dyerve të blinduara që mbajti larg demokratët.

Ndërkohë që për Jemin Gjanën kjo është cilësuar një deklaratë e turpshme.

Më tej Gjana kërkoi që të respektoheshin vendimet e 9 shtatorit, që ishte përjashtimi i Sali Berishës, pas vendimit të shpalljes non-grata nga SHBA.

Nga ana tjetër Xhelal Mziu theksoi se bashkimi i demokratëve është emergjent, pasi nëse dhe në zgjedhjet e ardhshme PD do të shkojë e ndarë kjo do të ishte vetëvrasje.

Pjesë nga diskutimi:

Enkelejd Alibeaj- Patëm mbledhje me sekretariatin e partisë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari, për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga drejtimet ku duhet të ecë partia, është lufta opozitare në parlament e sinqerte dhe e plotë.

Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi. Për qëndrimin e mëtejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurtë.

Helidon Bushati- Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikes dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyre ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i pare për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta.

Gjana: Je familje e madhe shkodrane, s’të shkon te vish me propozime për heqje dyersh

Xhelal Mziu- Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i dt 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin. Nëse kryejmë zgjedhjet 2023 në efoizëm, do te ishte vrastare për PD. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykojmë që dt 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që të bëjmë karshillik njëri tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke patur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi mënyrë që dhe të papërfaquesuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojmë që nuk ka vend për triumfalizëm.

Gjana: Qëndrimi im përfundimtar në këtë mbeldhje është ky: t’u kthehemi qëndirmeve të mëparshme të 9 shtatorit, 18 dhjetorit, 8 janarit. T’i mbajme ose t’i rrezojmë. Pastaj të shohim a shkohet në negociata. Nëse gjithmonë, gjënë e vendosim ne këtu dhe nuk ka skenarë të tjerë.

Enkelejd Alibeaj:Jo. Nuk ka asnjë lloj skenari. Me aq informacion sa ka.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL