albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Shtëpi bari” në Fushë Milot, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër

by Editor
March 24, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Shtëpi bari” në Fushë Milot, arrestohen dy persona, në kërkim një tjetër
Share on FacebookShare on Twitter

Kurbin- Finalizohet me sukses nga Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me DVP Lezhë, operacioni policor antikanabis i koduar “Trinomi”. Policia zbulon katin e parë të një banese, të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba, si dhe një sasi lënde narkotike.

Gjithashtu, në këtë banesë evidentohet lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe ndërtimi pa leje i një dhome shtesë. Sekuestrohen lëndë narkotike dhe bimë narkotike të kultivuara në vazo, pajisje të ndryshme elektrike dhe sende të tjera që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike.

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre me detyrë elektricist pranë OSHEE Kurbin, si dhe shpallet në kërkim një shtetas tjetër. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve të pandërprera për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, prodhimit dhe shitjes së tyre, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur finalizimi me sukses i operacionit policor të koduar “Trinomi”.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: D. G., 28 vjeç, banues në Kurbin, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Y. P., 24 vjeç, banues në Burrel, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Fushë Milot, Kurbin, kishin përshtatur katin e parë të banesës së shtetasit Y. P., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike. Gjatë kontrolllit në banesë u konstatua se këta shtetas kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, si dhe kishin ndërtuar një dhomë shtesë, pa leje.

Gjithashtu është arrestuar në flagrancë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Xh. N., 53 vjeç, banues në Milot, Kurbin, me detyrë faturist pranë OSHEE Kurbin, pasi dyshohet se ka lejuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike, që furnizonte ndërtesën e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit në këtë ambient u gjetën dhe u sekuestruan 271 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në vazo, 2 kilogramë e 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, pajisje elektrike, llamba elektrike termale, lëndë ushqyese për kultivimin e bimëve narkotike etj.

Nën drejtimin e Prokurorisë Kurbin, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Vijon….

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL