albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home JETË/STIL

FOTO/ Sundimtari i Dubait nuk do të ketë ‘kontakt direkt me dy fëmijët’

by Editor
March 24, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
FOTO/ Sundimtari i Dubait nuk do të ketë ‘kontakt direkt me dy fëmijët’
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-bashkëshortja e Sheikut Mohammed, princesha Haya ka fituar të drejtën për të vendosur mbi shkollimin dhe kujdesin mjekësor të fëmijëve.

Pas një beteje të gjatë gjyqësore mes çiftit të ndarë, një gjykatë në Britani ka vendosur se sundimtari i Dubait  nuk do të ketë kontakt fizik fytyrë më fytyrë me dy fëmijët e tij nga martesa me Princeshën Haya dhe as të drejtë vendimesh në rritjen e tyre, pas pranimit të ankesave për “sjelljen e tij abuzive”.

Pas dy vjet e gjysmë procedimesh ligjore, të cilat nisën kur Haya u largua prej tij drejt Britanisë me dy fëmijët në  prill 2019, gjykata familajre e Anglisë e Uellsit tha se Sheikh Mohammed bin Rashid al-Maktoum kishte “shfaqur vazhdimisht sjellje imponuese ndaj anëtarëve të familjes që silleshin kundër vullneteve të tij”.

Gjykatësi Andrew McFarlane vendosi se Haya merrte e vetme përgjegjësinë për shkollimin dhe kujdesin mjekësor të fëmijëve, pasi ish-bashkëshorti i saj, sundimtar i Dubait dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, kishte shkaktuar abuzim shtëpiak dhe lëndim psikologjik ndaj fëmijëve.

Sheik Mohammed kishte kërkuar në gjykatë kthimin në Dubai të bijës Jalila, tani 14 vjeçe, dhe djalit Zayed, tashmë 10 vjeç, por McFarlane ka thënë se sumdimtari i Dubait ka pranuar se fëmijët do të jetojnë në Angli me nënën e tyre.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Në vendim gjykatësi tha se mospjesëmarrja e Sheikh Mohammed në seancat gjyqësore përveçse me anë të avokatëve, dhe mungesa e shprehjes së pendesës për sjelljen ishte një tjetër faktor ndikues.

Në dëshminë e saj Haya, e cila vitin e kaluar fitoi një pagesë rekord divorci prej rreth 500 milionë paundë, tha: “Nuk mund të ndaj përgjegëjsitë prindërore me dikë që nuk konsiderohet si prind prej fëmijëve dhe as permendet në dokumente. Falenderoj Aanglinë për mikpritjen dhe mirëkuptimin, që forcoi besimin tone te drejtësia”.

Ndërsa në një deklaratë të përfaqësuesve të Sheikh Mohammed thuhej: “Ai i do fëmijët e tij dhe gëzon me dashurinë për ta. Gjithmonë është kujdesur që ata të kenë gjithçka dhe i mohon argumentet e bëra në procedurën e kontestuar gjyqësore”.

Një gjykatë në Britani ka vendosur se sundimtari i Dubait nuk do të ketë kontakt fizik fytyrë më fytyrë me dy fëmijët e tij

Top Channel

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL