Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar dje seancën e radhës stërvitore në ditën e tretë të grumbullimit në Barcelonë, ku po përgatitet për ndeshjen miqësore ndaj Spanjës.
Si zakonisht ekipi dhe stafi kuqezi kanë mbërritur në orën 16:00 në qendrën stërvitore për të zhvilluar seancën e ditës në kushte atmosferike mjaft të mira.
Grupi është fokusuar një pjesë të mirë të kohës në ngarkesat fizike e më pas ka punuar me pjesën taktike, duke zhvilluar edhe ndeshje kontrolli mes dy grupeve ku janë aktivizuar të gjithë futbollistët.
Grupi do të vazhdojë me të njëjtin program stërvitor edhe sot, ndërsa nesër kuqezinjtë do të zhvillojnë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e ndeshjes “RCDE” në Barcelonë.
Formacioni i mundshëm: 5-3-2: Berisha, Balliu, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Hysaj, Bare, Asllani, Gjasula (Laçi), Broja, Uzuni (Manaj)