albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Alibeaj me dy fytyra/ Bëri si fortë para mediave por ja çfarë i tha si lepur Sali Berishës

by Editor
March 25, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Alibeaj dridhet si miu para Berishës, të tjerët dëgjojnë, çfarë nuk u pa nga takimi në PD
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari i Abc, Juxhin Mustafaraj, ka zbardhur në “Radari Informativ” të gazetares Juli Xhokaxhi, atë që ndodhi gjatë ditës së premte në selinë e PD pas vendimit të Gjykatës së Tiranës e cila njihte ndryshimet në statutin e Kuvendit të 11 Dhjetorit.

Mustafaraj tha se pas vendimit anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë hyrë në selinë e PD, bashkë me ta edhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët kanë zhvilluar një takim edhe me pjesën tjetër të demokratëve të kryesuar nga kreu i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj.

Sipas Mustafarajt ajo që është vënë re jo vetëm gjatë ditës së premte por pas zgjedhjeve të 6 marsit është gjuha dhe retorika e butë që po përdoret ndaj kundërshtarit brenda partisë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Komisioni i Rithemelimit nuk do të ketë një seli të dytë veç asaj të PD. Zoti Berisha ka lajmëruar një mbledhje në selinë e PD. Nëse do të ketë vendimmarrje ose jo pritet të shohim pas zhvillimit të PD. Sali Berisha nuk ka kërkuar të ketë përplasje të tjera mes demokratëve, ka udhëzuar një pjesë të anëtarëve të Rithemelimit të shkojnë në selinë e PD. Anëtarët i kanë kërkuar kryetarit të komanduar të vijë në selinë e PD dhe i kanë kërkuar që t’i vendosë një zyrë për të diskutuar për të ardhmen e PD. Takimi është zhvilluar në zyrën e Seekretarit të PD Gazmend Bardhi. Ajo që kam konstatuar sigurisht me udhëzim të zotit Berisha, edhe vetë komisioni i Rithemelimit ka pasur dijeni se Kuvendi i 11 Dhjetorit do të njihej nga gjykata. Ajo që pamë edhe sot nga Sali Berisha është se ka hequr etiketimet ndaj ish-kreut të PD. Sali Berisha që pas zgjedhjeve të 6 marsit ku treguan fuqinë brenda PD-së ka qenë vazhdimisht i kujdesshëm në sjelljet e tij në publik me retorikën, jo vetëm me Bashën por me të gjithë anëtarët e tjerë të PD”, tha Mustafaraj.

Gjithashtu Mustafaraj ka zbardhur dhe bisedën e bërë mes Alibeajt dhe Berishës, për të ardhmen e PD.

“Kam mësuar se ajo që zoti Alibeaj i ka bërë të ditur zotit Berisha është se i ka thënë që pas vendimit të Gjykatës dhe me shumicën në PD ai mund të marrë drejtimin e partisë, por koha do të tregojë se me non-grata nuk mund të vihet në pushtet”, tha gazetari Mustafaraj në “Radari Informativ.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL