albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home SPORT

“Katar 2022”/ Sot hidhet shorti për Kampionatin Botëror, ja çfarë duhet të dini

by Editor
April 1, 2022
Reading Time: 1 min read
0
“Katar 2022”/  Sot hidhet shorti për Kampionatin Botëror, ja çfarë duhet të dini
Share on FacebookShare on Twitter

FIFA sot do të hedhë shortin për grupet e Botërorit, “Katar 2022”. Në Doha ora 18:00 do të tërhiqen goglat, ku do të mësohen edhe 8 grupet që do të përbëhen nga 4 skuadra.

32 skuadrat do të ndahen në tetë grupe, secili me nga katër ekipe. Çdo grup mund të ketë maksimumi 2 kombëtare europiane.

Përfaqësueset e kontinenteve të tjera nuk mund të përballen në fazën e grupeve. Në vazon e katërt do të jenë edhe 3 skuadrat e fundit që do të kualifikohen pas Play Off-it

RELATED STORIES

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

Liverpool përmbys Milanin në Champions, Reali shmang surprizën ndaj Stuttgart

September 18, 2024
Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

Trajneri i Tottenhamit shpërthen ndaj gazetari që i bëri pyetje provokuese

September 17, 2024

FIFA kishte përcaktuar më parë se si do të shpërndaheshin ekipet nëpër vazo dhe do të jenë si më poshtë:

VAZO 1: Katar, Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë, Portugali,

VAZO 2: Danimarkë, Holandë, Gjermani, Meksikë, ShBA, Zvicër, Kroaci, Uruguai

VAZO 3: Senegal, Iran, Japoni, Marok, Serbi, Poloni, Kore e Jugut, Tunizi

VAZO 4: (Australi/UAE/Peru), (Zelanda e re/Kosta Rika), (Ukrainë/Skoci/Uells), Arabia Saudite, Ekuadori, Gana, Kameruni, Kanadaja

Kujtojmë se në qershor do të përcaktohen edhe tre ekipe e tjera, ku fituesi i Ukrainë-Skoci do të përballet me Uellsin, për të përcaktuar skuadrën tjetër europian në “Katar 2022”.

Gjithashtu do të zhvillohen edhe “play-off”-et ndërkontinentale, Zelandë e Re-Kosta Rikë, si dhe fituesi i Australi-UAE do të ndeshet me Perunë për një vend në Botëror.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL