Roman Abramovich nuk ka ndërmend të heqë dorë nga bota e futbollit, edhe pse në Britaninë e Madhe e kanë detyruar të shesë Chelsea.
Në Turqi janë të sigurt që oligarku rus do të jetë pronar i Goztepe, klub që garon në Superligën e Turqisë.
Në të shkuarën me Goztepe ka luajtur edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, madje këtë sezon i ka ndëshkuar tre herë në duelet me fanellën e Konyaspor.