Greqia ka njoftuar se do të dëbojë 12 diplomatë rusë.
“Autoritetet greke kanë shpallur non grata 12 anëtarë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Federatës Ruse të akredituar në Greqi”, tha Ministria e Jashtme greke në një deklaratë për shtyp të mërkurën.
Ambasadori rus në Greqi është njoftuar më herët gjatë ditës së sotme për këtë vendim, sipas Ministrisë së Jashtme.
Portugalia, Italia, Suedia, Spanja, Estonia, Danimarka dhe Letonia njoftuan të gjithë të martën se do të dëbonin diplomatët dhe anëtarët e stafit rusë nga territoret e tyre përkatëse.