Ani Dyrmishi nuk do të jetë më në krye të Hekurudhës Shqiptare. Para se të mbante për 5 vite këtë post, ai ka shërbyer edhe si kryetar i Këshillit Bashkiak të qytetit bregdetar të Durrësit.
Rasti i dytë ishte në tetor të vitit 2019 kur PD denoncoi se persona të paidentifikuar kishin hapur zjarr në drejtim të mjetit të Dyrmishit, por që sipas kësaj partie, ngjarja u fsheh nga policia.
Asokohe Dyrmishi tha se atentati nuk ishte bërë ndaj tij, edhe pse e kishte përdorur disa herë atë makinë.
Edhe pse ka qenë pjesë e listës së zezë të Ramës, ai mori një tjetër detyrë të rëndësishme pas largimit si drejtor i Hipotekës së Durrësit, atë të drejtorit të hekurudhës shqiptare. Bëhej fjalë për një listë me 101 emra, mes tyre edhe Dyrmishi, ishin personat të cilët sipas Ramës kishte pasur ankesa nga qytetarët.