albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptari vrau mësuesen në Angli/ Ish-gruaja e tij hedh akuza të ‘forta’: U përpoq të më…

by Editor
April 8, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Shqiptari vrau mësuesen në Angli/ Ish-gruaja e tij hedh akuza të ‘forta’: U përpoq të më…
Share on FacebookShare on Twitter

Ionela Gherghisan ka hedhur akuza të tjera të forta ndaj ish-bashkëshortit të saj, shqiptarit Koci Selamaj, për të cilin thotë se ka tentuar ta mbysë disa herë para se të vriste Sabina Nessa-n.

Por 45-vjeçarja tha se nuk e kishte imagjinuar kurrë që Selamaj do të kryente një krim kaq të tmerrshëm. Gherghisan, e cila jetonte në Eastbourne me Selamajn, tani është kthyer në vendlindjen e saj, Rumani.Në një prononcim për Daily Mail ajo ka thënë: “Është shumë e vështirë për mua të gjej fjalët për t’i thënë familjes së Sabinës, sepse jam po aq e tronditur nga ajo që bëri ai sa edhe ata. Edhe unë kam një vajzë 26-vjeçare dhe mund të ndjejë dhimbjen e tyre. Kam shumë dhimbje në zemër dhe ndihem shumë e vetmuar pa asnjë ndihmë. Më vjen shumë keq që kaq shumë njerëz u lënduan për shkak të tij. Nuk e kam besuar kurrë se ai ishte në gjendje të vriste.’

Gherghisan, sanitare dhe belly dancer, tha se Selamaj u bë njeri tjetër dhe i dhunshëm disa javë para vrasjes. Ajo iku nga shtëpia gushtin e kaluar pasi ai e sulmoi sepse nuk i kishte hapur telefonin teksa ndodhej në punë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Kishte raste kur kisha frikë të qëndroja në të njëjtën shtëpi me të sepse kisha frikë për jetën time. Ai u përpoq të më mbyste tre herë, por hera e fundit ishte kur u tmerrova më shumë. Ai erdhi në shtëpi nga puna dhe më vuri duart në qafë, duke më bërtitur, ‘Pse nuk u përgjigje në telefon?’ Isha në shtrat, e tronditur. Ai më pas më lëshoi, por nuk kërkoi falje. Unë isha viktima e tij e parë, por diçka e ndaloi të më vriste.”-ka treguar ajo.

Dyshja më pas kishin kontakte të kufizuara deri në ditën e vrasjes kur Selamaj i kishte kërkuar të bënin marrëdhënie seksuale në parkimin e makinave në Eastbourne ku ajo punonte. Gherghisan ka thënë: “Ai ishte shumë i shqetësuar dhe i padurueshëm dhe nuk e kisha parë kurrë të tillë. Pashë një shishe alkooli në makinën e tij dhe ndjeva erën në frymën e tij. Ai nuk ishte i dehur, por sillej shumë çuditërisht. Ai u përpoq të bënte marrëdhënie seksuale me mua në makinën e tij, por unë thashë jo, kështu që ai u largua dhe unë u ktheva në punë.”

Ajo u kthye në shtëpi më 25 shtator – tetë ditë pasi kishte vrarë Sabina Nessa dhe një natë para arrestimit të tij. “E vetmja gjë që ishte e çuditshme ishte se ai kishte këpucë të reja, dhe ai rrallë i ndërronte këpucët. I blen të reja vetëm kur i prishen ato që ka.”

Gherghisan tha Selamajn e takoi në një lavazh shqiptar. Çifti u martua në nëntor 2018 pas shumë presioneve nga Selamaj. Duke u martuar me Gherghisan, ai do të kishte mundësi të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar. Gherghisan tha: ‘Ai u martua me mua për letrat. Më tha në mënyra të ndryshme. Mbaj mend që nëntë muaj pasi filluam një lidhje, ai më bëri presion për martesë, duke thënë se nëse e doja, duhej të martohesha me të.”

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL