albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

EMRI/ Policia e ndalon në ‘stacion’, të riut vlonjat i gjendet sasi e madhe farash kanabisi

by Editor
April 8, 2022
Reading Time: 1 min read
0
EMRI/ Policia e ndalon në ‘stacion’, të riut vlonjat i gjendet sasi e madhe farash kanabisi
Share on FacebookShare on Twitter

Një i ri është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi gjatë kontrollit fizik në vendin e quajtur ‘stacioni i trenit’ i është gjetur një sasi e madhe farash kanabisi.

Gjatë operacionit policor të koduar “STACIONI”, u arrestua shtetasi Olsjan Çarapaj.

Njoftimi i policisë:  

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Stacioni”, për parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.  

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë. 

Sekuestrohen një sasi farash kanabisi. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte fara të dyshuara narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Stacioni”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:O. Ç. 24  vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen “24 Maji”, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 600 fara të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL