Ka realizuar vetëm tre gola në 20 ndeshje të zhvilluara me Paris Saint-Germain në Ligue 1, por Lionel Messi është shumë vendimtar, edhe pse në “shërbim” të Kylian Mbappes apo Neymar.
Për argjentinasin 2022-2023 do të jetë një sezon shumë i rëndësishëm, pasi do tentojë të bëjë PSG-në të fitojë Championsin dhe në të njëjtën kohë do kërkoj Kupën e Botës Katar 2022 me përfaqësuesen e tij. megjithatë në Paris shumë gjëra do të varen nga Mbappe, i cili ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të jetë apo jo pjesë e ekipit të Pochettinos.
Për Messin vazhdimisht po raportohet se mund të ketë një rikthim te Barcelona, por kjo gjë duket deri diku e pamundur, pasi nga vetë klubi katalanas nuk është pranuar deri më tani diçka e tillë.
Ndërsa në fund ndodhia më e mirë për Messin do ishte ta gjente veten mes kandidatëve për Topin e Artë, të cilin këtë herë me shumë mundësi nuk do të jetë në gjendje ta fitojë.