albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

3 sekonda për ta vrarë, ky është momenti i ekzekutimit të Nazmi Bandullës / Benzi ndalon dhe qëllon në sy të qytetarëve

by Editor
April 13, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
3 sekonda për ta vrarë, ky është momenti i ekzekutimit të Nazmi Bandullës / Benzi ndalon dhe qëllon në sy të qytetarëve
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë dalë pamjet e vrasjes së Nazmi Bandullës mëngjesin e djeshëm në lagjen Rus të Shkodrës.

Në pamje dëgjohet edhe zhurma e armës, ndërkohë që viktima rrëzohet përtokë. Gjithçka duket se ka zgjatur vetëm pak sekonda, ndërsa skena është parë edhe nga disa dëshmitarë, që janë tmerruar nga skena e rëndë.

Autorët, dyshohet se kanë qëlluar disa herë në drejtim të Bandulës nga një makinë tip “Benz” të bardhë me xhama të zinj dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Fax News raportoi më herët se atentati ndaj Bandullës, dyshohet se është kryer nga vrasës me pagesë.

Hetuesit kanë dalë në këtë përfundim nisur nga mënyra se si është ekzekutuar Bandulla. Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur shumë pak prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Pas ngjarjes, policia e Shkodrës ka shoqëruar mbi 20 persona të cilët janë marrë në pyetje lidhur me ngjarjen.

Sipas burimeve dëshmitë e administruara deri më tani nuk kanë dhënë asnjë ndihmesë për identifikimin e autorëve. 5 nga personat e pyetur janë dëshmitarë okular. Përpara grupit hetimor ata janë shprehur se nuk kanë mundur të identifikojnë ekzekutuesit, përveç faktit që autorët udhëtonin me një automjet tip “BENZ”, me xhama të zinj.

Gjithashtu hetuesit kanë pyetur edhe familjarë të viktimës, por edhe këta nuk kanë dhënë asnjë ndihmesë për hetimin. Pista kryesore ku janë përqendruar hetimet janë larja e hesapeve, dhe përfshirja e viktimës në grupet kriminale janë, që po hetohen nga grupi hetimor.

Ndërkohë burime për “Fax News” pohojnë se drejtoria vendore e Policisë Shkodër i ka kërkuar informacion dhe po bashkëpunon me policinë e Elbasanit për të mbledhur të dhëna, nëse Bandulla ka qenë i përfshirë në aktivitet kriminal apo jo në qytetin e Elbasanit, pasi në këtë qytet ai po kalonte edhe pjesën më të madhe të kohës.

Viktima sapo kishte marrë kafen e mëngjesit për ta konsumuar, kur u qellua me breshëri kallashnikovi. Ai mori 6 plumba, që i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani” të Shkodrës, mëngjesin e së martës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL