albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home BOTË

FOTO/ Agjenti vret të riun afrikano-amerikan, video e re shokuese në SHBA

by Editor
April 14, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
FOTO/ Agjenti vret të riun afrikano-amerikan, video e re shokuese në SHBA
Share on FacebookShare on Twitter

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Një agjent qëllon dhe vret një afrikano-amerikan ndërsa ishte në tokë.Publikimi i një videoje të re nga momenti tronditës ka ndezur debatin për përdorimin e tepruar të forcës nga policia.

Ngjarja ka ndodhur më 4 prill në Grand Rapids, Michigan, por policia publikoi pamjet vetëm dje, 13 prill.

Pamjet e marra nga disa kamera tregojnë 26-vjeçarin Patrick Loyola në tokë dhe një polic të bardhë që i ka vendosur këmbët mbi shpinë. Të dy po përplasen për taserin (pistoletën elektrike) të nxjerrë nga agjenti.

“Lëreni atë”, dëgjohet duke bërtitur polici.

“Lëre taserin”, përsërit agjenti përpara se të nxjerrë armën dhe ta godasë në kokë 26-vjeçarin.

Djali ishte ndaluar për një kontroll në rrugë.

“Oficeri qëlloi gjatë përleshjes. Ai do të trajtohet si kushdo tjetër,” tha shefi i policisë Eric Winstrom pa bërë të ditur emrin e agjentit.

“Nëse ai akuzohet, ne do ta zbulojmë emrin”, shton ai.

Transmetimit të videos i ka paraprirë një demonstratë para komisariatit. Qindra njerëz dolën në rrugë për të kërkuar drejtësi për Loyola duke thirrur “Jetët e zezakëve kanë rëndësi” dhe “Pa drejtësi nuk ka paqe”.

Ditët e fundit Winstorm u takua me familjen e Loyolës, e cila u shpërngul në Shtetet e Bashkuara nga Kongo në vitin 2014.

“Përballë pamjeve tronditëse, të cilat iu shfaqën para se t’i bënte publike, babai i Loyola-s ishte ngrirë, “gati u shua” përpara djalit të tij “i shtrirë në tokë me një oficer sipër tij që i nxori armën dhe e qëlloi në kokë”, tha pastori Israel Siku i cili shoqëroi në polici babanë e djalit.

“Ishte një ekzekutim”, ka komentuar familja.

“Edhe një herë na kujtohet se sa shpejt ndërveprimi me policinë mund të jetë fatal për një afrikano-amerikan në Shtetet e Bashkuara,” thotë avokati i të drejtave civile Benjamin Crump, i cili trajtoi edhe çështjen e George Floyd, fytyra e lëvizjes “Black Lives Matter”.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL