Motra e futbollistit Cristiano Ronaldos, Katia Aveiro ka bërë së fundmi një postim prekës në rrjete sociale, pak pasi u njoftua se djali i Ronaldos i porsalindur ka vdekur.
Nga një postim në Instagram Aveiro i drejtohej babait të tyre të ndjerë i cili u nda nga jeta në vitin 2005, në moshën 52-vjeçare.
Kujtojmë se Ylli i Manchester United njoftoi dje se një nga binjakët e porsalindur kishte vdekur, ndërsa binjaku tjetër i porsalindur, një vajzë ka shpëtuar.
Ndërkohë kujtojmë se Ronaldo është baba i Cristiano Jr. i cili është fëmija i parë ndërsa identiteti i nënës së tij nuk bëhet i ditur.
Me anë të një nënë surrogante ai është babi i dy binjakëve Eva dhe Mateo, katër vjeç.
Ai gjithashtu ka një vajzë me partneren e tij Georgina, ndërsa së fundmi janë prindër të një vajze.
Historia e çiftit ka nisur pas një takimi të futbollistit me Georginën kur ajo punonte si asistente në një dyqan të Guccit në Madrid në vitin 2016.