albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Të dehur në makinën plot me armë dhe drogë/ Detaje nga arrestimi i dy të rinjve, gjatë ‘arratisë’

by Editor
April 21, 2022
Reading Time: 3 mins read
0
Të dehur në makinën plot me armë dhe drogë/ Detaje nga arrestimi i dy të rinjve, gjatë ‘arratisë’
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të tjera janë zbuluar nga arrestimi i dy të rinjve sot në kryeqytet. Mësohet se të dy djemtë Armand Rika dhe Juxhin Bocari janë përfshirë në një aksident të rëndë paraditen e sotme në Tiranë, pasi ishin duke i ikur policisë.

Një patrullë iu kërkoi të ndalonin në zonën e njohur si “Drejtoria e Policisë”, por ata nuk u bindën duke u larguar. Në zonën “Vasil Shanto” ata u përfshinë në një aksident me 5 makina të tjera, ku mbeti e lënduar rëndë një grua. Por sërish djemtë nuk ndaluan, teksa policia vijoi ndjekjen për t’i kapur më pas në nënkalimin e sheshit Shqiponja.
Arsyeja e arratisjes së tyre dhe shmangia e kontrollit ishte sepse automjeti tip “Toyota” me të cilin lëviznin kishte në të municione luftarake si dhe lëndë narkotike, kanabis dhe kokainë. Po ashtu të rinjtë posedonin dhe qarkullonin me armë pa leje. Ndër akuzat që rëndojnë mbi ta shtohet dhe qarkullimi dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, pasi të dy djemtë kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Finalizohet operacioni policor i koduar “Similar”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sasi lënde narkotike kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike, një automjet, dy aparate celulare dhe dy peshore elektronike.

Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në pranga edhe 1 shtetas tjetër, për moskallëzim krimi, i dënuar më parë për vrasje mbetur në tentativë, përndjekje dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe të narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Similar”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. R., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

– J. B., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas marrjes së informacioneve se me një mjet tip “Opel”, lëviznin persona të armatosur, menjëherë kanë bërë të mundur lokalizimin e automjetit të dyshuar.

Në afërsi të vendit të quajtur “Pallati me shigjeta”, kanë ndaluar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin A. R. dhe pasagjer shtetasin J. B. Gjatë kontrollit të automjetit, punonjësit e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. R., në rrugën “Jaho Gjoliku”, u gjetën sasi municioni luftarak, sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë e ndarë në doza, pajisje që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe dy peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit pistoletë dhe automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL