albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Reagim qesharak i guvernatores”/ Berisha i përgjigjet ashpër Yuri Kim

by Editor
April 21, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Reagim qesharak i guvernatores”/ Berisha i përgjigjet ashpër Yuri Kim
Share on FacebookShare on Twitter

Sali Berisha i ka kthyer përgjigje Yuri Kim, pas deklaratës së saj, që erdhi si reagim i ngjarjeve të sotme në parlament. Kim mori në mbrojtje Alibeajn, pasi Sali Berisha e shtya atë nga foltorja e Kuvendit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Berisha tha se ky ishte një reagim “qesharak i guvernatores” e cila tani ka marrë përsipër “të interpretojë rregulloren e parlamentit”.

“Pozicion qesharak i guvernatores, e cila merr përsipër të interpretojë rregulloren e parlamentit. Merr përsipër të përcaktojë se kush duhet të merrte fjalën dhe të protestojë se akuzohet qeveria dhe se nuk duhen bërë akuza. Natyrisht ajo që mund ti them zonjës është, merr fund loja me opozitë kukull. Nuk ka më opozitë kukull. Unë po i përgjigjesha Edi Ramës, që ishte zbehur. Ka mundësi t’ju jetë dhimbsur njerëzve”, tha Berisha.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Berisha komentoi edhe ngjarjen në Parlament, duke deklaruar se u përpoq të merrte fjalën dhe se Alibeaj shërbeu “si vegël e Ramës” për ta penguar, ngjarje të cilën e cilësoi të përsëritur.

“Ai nuk është një problem midis meje dhe Alibeajt. Është një problem midis meje dhe Edi Ramës. Edi Rama foli sa deshi dhe lakoi emrin tim 30-40 herë. Në ligjin e parlamentit, nëqoftëse deputeti gjatë diskutimit, përflet një deputet tjetër, fill pas tij i jepet fjala dy minuta.

Cfarë mekanizmi kanë krijuar? Të tupshëm, të një keqpërdorimi ekstrem të Enkelejd Alibeajt. Para një muaji ndodhi e njëjta skenë. Ngrihet Taulant Balla nga vendi dhe i thoti Lindita Nikollës, nuk do ti japësh fjalën Berishës por Enkelejdit.

Ajo ishte një komandë shumë e turpshme, nuk e kisha parë në 30 vite. Sot e njëjta skenë. Foli Rama sa foli. Deklaroi çdo gjë kundër meje. Kisha shtypur butonin për reagimin. Isha përgojuar nga Rama disa herë. Unë u ngrita të merrja fjalën. E nxorrën atë me vrap në platformë. Ishte akt aq i shpëlarë. Kërcen Taulant Balla, kur unë do të merrja fjalën.
Proteston dhe kërkon 5 minuta pushim, vetëm të mos lejohesha unë të përgjigjesha. U detyrova të dal tek mediat jashtë.

Kemi të bëjmë me njeri që keqpërdoret në mënyrë mjerane. Të behsh vegël për ti mohuar të drejtën e fjalës një deputeti”, tha Berisha.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL