Ish kryeministri, Sali Berisha: Kam bindjen më të thellë se PD do vijë në pushtet. Nëse ka njeri që ka prekur rënien më të madhe ai jam unë. Në vitin 1997-98 nuk di ndonjë njeri që të besonte se Sali Berisha duhet të qëndronte në politikë. Këtu jo vetëm e majta që dërgoi një delegacion kryesuar nga Papandreu që më kërkoi të largohesha. U ndërmorën nisma për të larguar PD-në nga partitë Popullore Europiane. Unë qëndroja në bindjen time se PD duhet të ekzisonte si opozitë dhe ecëm drejt fitores. Ndaj dhe unë kam bindjen absolute se kjo tronditje e madhe e Edi Ramës është se ai e di se në këto zgjedhje, ai do të humbasë. Demokratët do kënaqen se do vijnë sërish në pushtet sepse unë e kam mundur Edi Ramën 3 herë.