albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Edi Ramën e zë tmerri nga Sali Berisha/ S’ka më Lulzim që ta blej, kërkon hetim për ish-kryeministrin

by Editor
May 11, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Edi Ramën e zë tmerri nga Sali Berisha/ S’ka më Lulzim që ta blej, kërkon hetim për ish-kryeministrin
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama nuk e quan presion thirrjen e tij ndaj SPAK për të hetuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Gjatë konferencës për shtyp Rama theksoi se ka kërkuar hetim për ish-kryeministrin Berisha pas shpalljes së tij non grata nga DASH dhe akuzave të cilat i quan më të rëndat ndaj një  ish- kryeministri.

Këtu shtoi se drejtësia e re e vendosur me mbështetje të SHBA-së nuk mund të vihet në pikëpyetje.

“Ça ka të kërkosh hetimin një ish presidenti, ish kryeministri të shpallur non grata me akuza që lidhem me veprimtarinë e institucioneve të këtij vendi. Dhe ta bësh këtë thuajse një vit pasi shpallja non grata është bërë dhe pasi sekretari amerikan i shtetit ka kërkuar publikisht se institucionet e këtij vendi do të bëjnë punën e tyre.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
Që të jemi shumë të qartë juve mund të provoni të kundërtën unë s’kam kërkuar dhe askush s’ka kërkuar demon por hetim. Dënimin s’e vendosim ne por të hetohet një çështje që është gur në qafë për të gjithë Shqipërinë dhe nuk është çështje e një personi është domosdoshmëri që të zbardhet deri në fund një drejtësi e pavarur. Që është e pavarur kjo s’ka dyshim se po të mos ishte e tillë s’do ishin sot pas hekura ish ministra drejtorë që lidhen me këtë parti që është në pushtet.

Drejtësia e pavarur duhet të çlirohet nga çdo kompleks i të kaluarës. Të hetohet 21 janari, krimi shtetëror nuk parashkruhet, deri në fund nëse është apo nuk është këtë do ta tregojë hetimi. Krim shtetëror që të vriten katër persona me plumba të vërtetë. Të hetohet Gërdeci… Ç’a ngutje është kjo, ç’a presioni është. Po të ishte ngutje duhet të ishin në fillim të viti 1 por në fund të vitit 3″, tha Rama.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL