Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar ditën e sotme në një debat publik Edi Ramën.
Ai shprehet se ky takim është i mirë për t’ja thënë njëri-tjetrit të gjitha gjërat në sy.
Edi Rama ka një baxhanak, unë një kunat, të gjejë një tender të vetëm që kunati im ka përfituar nga qeveria e PD. T’ju them nja 50 tendera të baxhanaku. Famozi Frangu me Beqen s’linin tender me ra në tokë. Le të nxjerrë aty janë dokumentet., të një kompanie, jo fëmijët e mi të kenë marrë pjesë, por të kenë qenë edhe nënkontraktor. Kurse këtu ju e dini si qarkullon emri i Olsit, C’ishte beteja për federatën, mendoni se do bëhej Gaz Demi? Jo, ishte për Olsin.
E ftoj në debat publik para jush. T’ia themi njëri tjetrit në sy të gjitha. Unë kam punuar me firma, le t’i marrë të gjitha të vijë. Të dalë në publik.