albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

Enkelejd Alibeaj ngel vetëm, tjera zëra kundër. Po bën lojën e Ramës për Presidentin

by Editor
May 16, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Enkelejd Alibeaj ngel vetëm, tjera zëra kundër. Po bën lojën e Ramës për Presidentin
Share on FacebookShare on Twitter

Në Komisionin e Ligjeve, kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka kërkuar që ti jepet fund retorikës për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, dhe të kalohet në emra konkretë.

Mediu, i cili ka marrë edhe iniciativën, për të negociuar me të gjithë opozitën, kërkoi që kjo të ishte mbledhja e fundit, që palët bëjnë për zgjedhjen e presidentit, dhe në fakt nuk propozojnë emra si kandidatë të mundshëm.

Sipas Mediut, Shqipëria ka mjaft personalitete që mund të ushtrojnë më së miri postin e presidentit, brenda dhe jashtë politikës.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Mediu: Opozita të gjejë brenda vetes konsensusin që plotësojnë ato kritere të përbashkëta, të diskutojmë për emra konkretë, ti lëmë retorikat, ka ky vend njerëz brenda dhe jashtë politikës, të denjë për këtë post. Shpresoj që ky diskutim i përgjithshëm të jetë i fundit që bëjmë në këtë komision.

Bylykbashi: Sot mazhoranca ka nën kontroll 90% të pushtetit publik, procesi duhet ti shërbejë qëllimit. Është një proces i pastër politik, nëse gjejmë një president konsensual, është një hap i parë i normalizimit të proceve institucionale.

Në fund të mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, u miratua procesverbali, që do ti kalohet Kuvendit, që në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit, nuk do të paraqitet asnjë kandidaturë.

Raundi i ardhshëm pritet që të konsumohet brenda 6 ditësh, dhe do të kërkojë sërish që palët të gjejnë marrëveshje për emrin e presidentit të ri.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL