Prishja e pazareve të drogës dyshohet të jetë pista kryesore e atentatit ndaj Blerim Preçit në Lezhë.
Megjithatë ende nuk ka asnjë person të ndaluar pas atentatit të dështuar që u bë ndaj Preçit, i cili ndodhej në mjet së bashku me kushëririn e tij, Klisman Preçin.
Mbrëmjen e 14 majit, dy të rinjtë, Blerim dhe Klisman Preçi, i shpëtuan mrekullisht një atentati me breshëri plumbash që u zbraz në mjetin që po udhëtonin. Ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku, teksa fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.
Deri më tani Preçi rezulton pa precedent penal në vendin tonë, por jashtë vendit ka qenë edhe më parë i dënuar, pistë që po hetohet për të zbardhur atentatin ndaj tij. Deri më tani. policia ka të shoqëruar por autorët janë ende të lirë.