Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, i cili pak muaj ka fituar edicionin e parë të “Big Brother VIP”, ka zbuluar se ku kanë përfunduar paratë që fitoi nga reality show.
Shaqiri ka dhënë së fundmi një intervistë ku është shprehur se gjysma e çmimit është dhënë për bamirësi. Ndërsa pjesa tjetër është ndarë mes bashkëshortes së tij, prindërve, vëllait dhe Sabianit.