albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Kemi një qeveri të afërt me Beogradin, por jo me Kosovën”, Berisha: Rama “i bën tualet” Vuçiçit

by Editor
May 16, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Kemi një qeveri të afërt me Beogradin, por jo me Kosovën”, Berisha: Rama “i bën tualet” Vuçiçit
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon takimet në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjen e kreut të ri të PD-së. Pasditen e sotme ai është ndalur në Kukës. Në fjalën e tij tha se PD është detyruar të kalojë përmes një procesi të vështirë, por është drejt Rithemelimit të bazuar në votën e lirë të demokratëve.

Berisha: Mafia e Geogre Soros kërkon që t’i emërojë kryetarin e saj Partisë Demokratike, ta shndërrojë në një shoqe besnike të qeverisë. Ne ecëm pandalshëm dhe sot finalizojmë në shpejti procesin e Rithemelimit të PD-së të bazuar në votën tuaj të lirë, në vullnetin tuaj të lirë, të bazuar në ato vlera kombëtare për të cilat shqiptarët kanë djersitur, kanë punuar, kanë ëndërruar dhe sakrifikuar më shumë se kombet e tjera. Ku jemi sot ne? A nuk kemi një qeveri që është shumë më e afërt me qeverinë e Beogradit se sa me atë të Kosovës. A nuk kemi ne një qeveri e cila rrethon Kosovën me konfliktualitet dhe armiqësi? A nuk kemi një qeveri e cila në mënyrën më të paimagjinueshme i bën tualet Aleksandër Vuçiç. Në çdo tryezë që shkon Rama, kur hap çështjen e Ballkanit të Hapur që nuk ja përkrah askush në Evropë, aty del Vuçiç. Rama nuk lë fjalë të mirë pa thënë për të që të nxjerrë të keq Albin Kuritn.

Berisha u shpreh se Rama shkelmon interesin e çdo shqiptari. Ai solli në vëmendje rrëzimin e rezolutës në lidhje me “Njohjen e gjenocidit të Srebrenicës, Bosnjë-Hercegovinë” 51 deputetë votuan kundër kësaj rezolute më 12 maj. Berisha e cilëson aktin më të shëmtuar dhe më antishqiptarin rrëzimin e kësaj resolute.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL