albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Ikni se do të marr njerëz nga Bangladeshi”, Berisha: Qeveria i ofron të rinjve largimin që të na shkretojnë si komb!

by Editor
May 16, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Ikni se do të marr njerëz nga Bangladeshi”, Berisha: Qeveria i ofron të rinjve largimin që të na shkretojnë si komb!
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët dhe mbështetësit e tij në Kukës.

“Ne do të fitojmë vetëm kur të shtrohemi si shoqëri. Do të fitojmë vetëm kur të bindim çdo shqiptar se albanofobët e huaj dhe vendas nuk kanë qëllim tjetër vetëm shkatërrimit të identitetit tona kombëtar”, tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij Berisha, tha se qeveria Rama i ofron të rinjve vetëm mundësinë e largimit nga vendi, pasi sipas ish kryeministrit qëllimi i Ramës është shpopullimi i vendit.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Ne rithemelohemi si parti e interesit kombëtar. Ai interes sado që duket i lartë është interes i të gjitha interesave dhe nuk kemi asgjë tjetër të vaditur dhe me dhjetëra mijëra jetë njerëzish me gjakun e tyre, ai nuk mund të shkelet kurrë. Sot kemi një qeveri që është shumë me afër me qeverinë e Beogradit se sa qeverinë e Kosovës. Në çdo tryezë që shkon Rama kur hap çështjen e Ballkanit të Hapur që nuk ja përkrah kush në Europë, Rama nuk kursen fjalët e mira për Vuçiç dhe për të nxjerrë të keq Albin Kurtin. Tani në vend se të ndjehemi më të fuqishëm , ndjehemi më të përgjysmuar. Dje na përgjysmonte kufiri, sot na përgjysmon qëndrimi filo-serb, qëndrimi prej skllavi që mban Rama duke shkelmuar qëndrimin e çdo qytetari”, tha Berisha.

Ish-kryeministri nuk i kurseu kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama për mosnjohjen e rezolutës që dënonte gjenocidin serb në Srebrenicë.

“Ju jeni këtu si misionar dhe kapërcyet çdo përpjekje çdo shantazh. PD tani do të jetë mjeti që duhet të shpëtojë Shqipërinë nga regjimi i cili është shqiptar, por vepron sikur të mos ishte shqiptar apo shqipfolës. Kemi 9 vite me qeveri të Edi Ramës dhe shqiptarët nuk kanë pasur rritje rrogash, por edhe ata që kanë marrë rrogë mesatare dhe të ulët, për shkak të rritjes së çmimeve marrin së paku 50 % më pak. Çfarë është kjo politikë varfërimi dhe mjerimi. Tani më thoni çfarë investimesh janë bërë në fshatra dhe në zonën e Kukës. Doktrina e dëbimit masiv të shqiptarëve ishte thelbi serb, por sot në katër vite 530 mijë shqiptarë janë larguar,. Ky thotë ikni se do të marr nga Bangladeshi, a nuk është përpjekje kjo për të na shkretuar si komb, po iku rinia e një kombi ikën e ardhmja”, tha ai.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL