albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home POLITIKE

Eurodeputeti irlandez Ciaran Cuffe mban fjalim me bluzën e kombëtares shqiptare në Parlamentin Europian

by Editor
May 18, 2022
Reading Time: 1 min read
0
Eurodeputeti irlandez Ciaran Cuffe mban fjalim me bluzën e kombëtares shqiptare në Parlamentin Europian
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Erisa Zykaj

Eurodeputeti i Ciaran Cuffe, ka mbajtur një fjalim në Parlamentin Europian ndërsa ishte i veshur me bluzën e kombëtares shqiptare.

Gjatë fjalës së tij Cuffe theksoi se Shqipëria ka bërë përpjekje shumë të madha, prandaj ka ardhur momenti që të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim në BE.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

“Lufta në Ukrainë na tregoi, se paqja është e brishtë. Në vitet 90, vendet e Ballkanit Perëndimor na e rikujtuan këtë. Nuk duhet të harrojmë kurrë, se vetëm përmes dialogut, mund të kapërcejmë urrejtjen, dhunën dhe përplasjet midis kombeve. Bashkimi Europian është një forum për shtet anëtare për të gjetur kompromise përmes fjalëve dhe jo armëve. Duke pushtuar Ukrainën, Rusia sfidoi këto vlera themelore. Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë me ne këto vlera, por spektri i luftës rëndon mbi rajonin. Unë kam qenë në Shqipëri së fundmi, siç mund ta shihni dhe pashë për herë të parë zhgënjimin në rritje me procesin e integrimit europian. Shqipëria ka bërë përpjekje të mëdha ndaj ne duhet të hapim menjëherë negociatat e anëtarësimit. Nëse nuk e bëjmë jo vetëm që ne nuk do jemi në lartësinë e përgjegjësive tona, por ne rrezikojmë që të rrisim ndërhyrjen e atyre që përdhosin vlerat tona”, tha Cuffe.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL