albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRYESORE

“Sekser politik i Ramës”, Deklaratat e Alibeajt, Boçi: Një i shkarkuar nga demokratët nuk….

by Editor
May 19, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
“Sekser politik i Ramës”, Deklaratat e Alibeajt, Boçi: Një i shkarkuar nga demokratët nuk….
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i PD Luciano Boçi, ka reaguar pas deklaratave të Enkelejd Alibeajt se nesër do të thërrasë grupin e Rithemelimit me kusht që Sali Berisha të mos bëhet pjesë.

Duke e konsideruar si sekser të Ramës, Boçi shprehet se jjë i shkarkuar nga demokratët nuk mund të vendosë kushte.

Sipas Boçit Alibeaj pasi hodhi në erë procesin kushtetues për presidentin, duke u ulur në prehrin e Ramës si i preferuari i tij, tani po kërkon të kënaqë Ramën dhe të sanksionojë përçarjen e Grupit Parlamentar në dy grupime, njërin prej të cilëve e zotëron ai me hipotekë.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025

Postimi i Boçit: 

Alibeajt, tani që Rama e ka zyrtarizuar si sekser politik, i ngjan se mund t’i vendosë kushte dhe vetë Partisë Demokratike.

Deklaron teatralisht se do të thërrasë dhe grupin e rithemelimit për negociatat me kusht!?

Një i shkarkuar nga demokratët nuk mund të vendosë kushte.

Këtë thirrje nuk e ka seriozisht dhe sinqerisht për zgjedhjen e Presidentit.

Pasi hodhi në erë procesin kushtetues për presidentin, duke u ulur në prehrin e Ramës si i preferuari i tij, tani po kërkon të kënaqë Ramën dhe të sanksionojë përçarjen e Grupit Parlamentar në dy grupime, njërin prej të cilëve e zotëron ai me hipotekë.

Grupi Parlamentar i PD është një, jo siç do ta shohë z. Alibeaj., të bërë copash.

Thirrjen e tij e vendos Kryesia e grupit.

Unë dhe Z. Salianji në cilësinë e nën/kryetarit e kemi kërkuar me këmbëngulje mbledhjen e Kryesisë dhe të Grupit, ku të sanksionohej rikthimi i të shkarkuarve, por z. Alibeaj e ka refuzuar, mgjs i ka munguar dhe tagri për ta bërë.

Sot i duhet diversioni dhe përsërit refrenin e mospranimit të Z. Berisha.

Po kërkon kështu njëherazi të legalizojë veten, bashkëpunimin e pistë me Ramën dhe të vulosë përçarjen për hir të axhendave të njohura.

Z. Alibeaj me veprimet e tij të disata ka dëmtuar interesin e demokratëve dhe po shpëton fytyrën e Ramës.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL