albanianews.info
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL
No Result
View All Result
albanianews.info
No Result
View All Result
Home KRONIKE

Çapjat i ofruan 200 mijë euro Dumanit për të ekzekutuar dhëndrin e Qazim Sejdinit

by Editor
May 19, 2022
Reading Time: 2 mins read
0
Çapjat i ofruan 200 mijë euro Dumanit për të ekzekutuar dhëndrin e Qazim Sejdinit
Share on FacebookShare on Twitter

Vijojnë të zbardhen detaje të reja tronditëse nga dosja e SPAK për të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Një nga pjesët që tërheq vëmendjen është dosja për Sokol Sanxhaktarin, për të cilin Dumanit i ishin ofruar 200 mijë euro për ta eleminuar.

Sipas vetë Dumanit personat që kishin dhënë këtë shumë parash janë Florenc Çapja, Vis Korçari, Bledar Muça dhe Eljo Bitri, pasi dhëndri i Qazim Sejdinit, i cili sot ndodhet në burg kishte lidhje të ngushta me Suel Çelën, i cili konsiderohet si kundërshtari më i fortë i bandës së Çapjave në Elbasan.

Ndërkohë edhe bashkëpuntori tjetër i drejtësisë, Henrik Hoxhaj, edhe ky i arrestuar nga policia në të njëjtën ditë me Dumanin, ka treguar bisedën që ai dhe Nuredini kishin bërë pasi ju kishte ardhur oferta.

RELATED STORIES

Publikohen fotot/ Arrestohet dhëndri i Shefqet Kastratit nga SPAK

Zbardhet skema, si bënin kontrabandë gjigante cigaresh dhëndri i Shefqet Kastratit Dario Jashari me të atin Ilir Jashari , SPAK i shpall organizatë kriminale dhe lëshon 30 urdhër arreste

May 29, 2025
Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

Krushku dhe dhëndri i biznesmenit Shefqet Kastrati skemë gjigante kontrabande cigaresh, Dario dhe Ilir Jashari kapen nga SPAK

May 29, 2025
“Në lidhje me shtetasin Sokol Sanxhaktari unë kam biseduar me Nuredinin në kohën kur ishim tek shtëpia e tij para vrasjes së vëllezërve Haxhia. Gjatë një bisede Nuredini më tha se kishte marrë një ofertë për vrasjen e shtetasit Sokol Sanxhaktari që ishte dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. E lamë për të takuar shtetasin Bled Muça pasi Nuredini e kishte marrë porosinë prej këtij shtetasi. Takimi me Bledin nuk u realizua pasi u realizua vrasja e vëllezërve Haxhia. Në lidhje me përgatitjen për vrasjen e Sokolit, Nuredini kishte çuar njerëz për të marrë informacion mbi lëvizjet e tij dhe kishte mësuar se Sokoli dilte në mëngjes ose mbasdite i shoqëruar nga një person i armatosur, me makinë që të dy. Për ta takuar Bled Muçën do shkonim të dy kurse për ta bërë punën do ta bëja unë sepse nuk doja që lekët të ndaheshin me persona të tjerë. Ai që do të përdorej si shofer në vrasje do të ishte dhe informatori për lëvizjet e Sokolit. Unë do të merrja 150.000 euro ndërsa shoferi 50.000 euro. Kjo shumë më është thënë mua nga ana e Nuredinit. Nuk e di arsyen se përse do të kryhej vrasja. Unë nuk kam kryer asnjë takim me asnjë person përveç se me Nuredinin”, thuhet në dëshminë e dhënë nga Henkrik Hoxhaj.

© 2024 JNews - Albania News.

No Result
View All Result
  • POLITIKE
  • AKTUALITET
  • KRONIKE
  • RAJON
  • BOTË
  • SPORT
  • JETË/STIL