Një 33 vjeçar shqiptar rrezikon deri në 3 vite burg pasi akuzohet se ka dhunuar dhe ka shfrytëzuar për prostitucion një të re në Itali.
I riu e detyroi të renë të prostituonte duke e dhunuar dhe shantazhuar. Në fakt, ai e detyroi atë të bënte një video dhe më pas e shantazhoi duke i thënë që do ta shpërndante në internet.
Kështu e detyroi të renë të vidhte një kartë banke dhe të bënte tërheqje. I pa kënaqur, më pas e detyroi të merrej me prostitucion. 33 vjeçari e regjistroi në një chat për takime seksuale dhe kështu filloi të organizonte dhe menaxhonte takimet, duke mbledhur 150-200 euro për çdo shërbim.