Një person ka vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në lagjen Charlottenburg në Berlin.
Pesë prej të plagosurve janë në gjende të rëndë.
Zëdhënësi i policisë së Berlinit, Martin Dams tha se drejtuesi i makinës, një Renault, u arrestua.
Ai fillimisht ka tentuar të ikë me vrap, por kalimtarët kanë arritur ta ndalojnë dhe më pas e kanë dorëzuar në polici.
Policia thotë se ene nuk ka mundur të konstatojë nëse bëhet fjalë për një aksident apo një veprim të qëllimshëm.