Krerët e Prokurorisë dhe Policisë së Elbasanit kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku kanë zbardhur detaje nga operacioni i djeshëm i SPAK në zonë.
Gazetarët e kanë pyetur Drejtorin e Policisë Elbasan, Ardian Çipa për emrin e killerit Talo Çela, nëse ky i fundit ka qenë subjekt i operacionit të djeshëm dhe a është dekonspiruar operacioni për kapjen e tij.
“Hetimet për çdo person të kërkuar dhe personin që përmendët janë intensive dhe në të ardhmen do të ketë rezultate pozitive”, u përgjigj ai.