Mësohet se i riu i cili u ekzekutua me eksploziv teksa po lëvizte me makinë në Tiranë është autori i një vrasjeje të ndodhur në Greqi.
Sipas News 24, 27-vjeçari akuzohet për një krim të ndodhur 6 vite me parë në Athinë dhe dyshohet se vrasja është kryer nga ai për prishje të pazareve të drogës.
27-vjeçari rezulton gjithashtu të jetë i përfshirë në një plagosje me thikë të ndodhur në qytetin e Sarandës.
Në bashkëpunim me një person tjetër, ai ka qëlluar me thikë 3 herë në krah dhe në gjoks një 40-vjeçar nga Vlora, i cili gjatë transportimit për në spital u aksidentua edhe me makinë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Mish-Peshkut”.
Në lidhje me këtë ngjarje ai u shpall në kërkim atë ditë nga policia. Në 30 korrik mori masën e sigurimit në mungesë “Arrest ne burg” nga Gjykata e Sarandës, por nuk dihet se si Prokuroria e qytetit e ka mbyllur këtë dosje.
Sadikaj rezulton një biznesmen në zonën e Memaliajt, pasi kishte në pronësi një resort turistik.