TIRANË – Burime për ABC raportojnë se hetuesit e SPAK kanë rinisur marrjen në pyetje të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, dy vrasësve me pagesë që vijojnë të tronditin vendin me dëshmitë e tyre. Nuredin Dumani, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Elbasan, i cili u vu në pranga pak muaj më parë, dhe ‘ushtari’ i tij Henrik Hoxhaj, janë bërë të penduarit e drejtësisë, duke zbërthyer te grupe të rrezikshme kriminale, që operonin në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.
Nuredin Dumani, është një emër i njohur i botës së krimit. Ai u arrestua nga policia më 29 mars të këtij viti, pasi shkroi që t’i bënte atentat Talo Çelës në fshatin Papër në Elbasan, por ai iu kundërpërgjigj duke e lënë të plagosur. Dumani u kap pak orë më vonë në Fier, ndërsa kishte marrë plagë në kurriz.
Ndërsa i penduari tjetër, Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ushtarët më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj u la në burg bashkë me Dumanin.
Më poshtë sjellim disa nga ngjarjet më të bujshme të rrëfyera nga Henrik Hoxhaj, të cilat ai thotë se i ka realizuar vetë, në bashkëpunim apo thjesht si porosi të Nuredin Dumanit:
Ekzekutimi i Dorjan Shkozës: Ai u lut të mos e vrisnin, por Henrik Hoxhaj e qëlloi në kokë
Durrësit u trondit mbrëmjen e 2 marsit të vitit 2020, ku dy persona u ekzekutuan me armë në lagjen nr.14 Nishtulla. Viktima të ngjarjes mbetën Dorjan Shkoza dhe Anxhelo Avdia. Së fundmi autorët dhe organizatorët e kësaj vrasje, Henrik Hoxhaj dhe Nuredin Dumani kanë dëshmuar para hetuesve këtë ngjarje të rëndë. ABC ka siguruara dëshminë e Henrik Hoxhajt. Ai ka treguar me detaje se si do kryhej vrasja.
Në lojë për vrasjen e Dorjan Shkozës ishin 70 mijë euro, ndërsa ai vetë do të merrte 35 mijë. Sipas Henrik Hoxhajt vrasjen do e kryente për pak lek pasi bëhej fjalë për çështje personale. Përveç Henrik Hoxhajt, Nuredin Dumani për të kryer “punën” kishte pajtuar edhe Eljon Bitrin nga Elbasani, vëllai i Lulzim Bitrtit i cili u vra disa kohë më parë në Elbasan.
“ Unë i thash të mos i jepte gaz por të kthehej. Kur u kthyem Eljo më tha se personi që do vrisnim qenka në trotuar pasi ai e njihte. Unë i thash që mbaje makinën dhe sapo Eljo ndaloi unë kam qëlluar me dy pistoleta pa e hapu xhamin e makinës.
Në këtë moment njëri nga dy personat ra në tokë ndërsa objektivi Dorjan Shkoza bërë disa hapa dhe më pas ra në tokë. Kam dalë nga makina dhe i plagosuri më tha se nuk jam unë. Unë e pyeta Eljon nëse është ky apo jo dhe ai mu përgjigj që ai ishte, atëherë e kam qëlluar dy herë të tjera në kokë.
Më pas hipa në makinë dhe jemi larguar . Unë mora makinën time për në Tiranë dhe kalova edhe një postbllok policie por u largova. Armët i kemi lënë në makinë dhe Eljo e ka djegur në Shkumbin.” mësohet të ketë thënë Henrik Hoxhaj.
Ekzekutimi i vëllezërve Haxhija
Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhiaj, tronditi opinionin publik, pasditen e 27 prillit 2020. Ky eliminim u krye pikërisht nga Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të cilët pas arrestimit kanë rrëfyer edhe krimet e kobshme të tyre. Dy vëllezërit u ekzekutuan me armë rreth orës 16:40 te tregu i makinave në Shenavlash, te zona e Nishtullës.
Ndërkohë ABC ka zbardhur dëshminë e Henrik Hoxhajt lidhur me këtë vrasje. Ai shprehet se për këtë “punë” gjatë kohës së pandemisë është kontaktuar nga Nuredin Dumani për eliminimin e Besmir Haxhiajt, për një shumë prej 70 mijë eurove.
Në këtë punë, Henrik Hoxhaj rrëfen para hetuesve se Nuredin Dumani ka marrë pjesë edhe vetë. Pasi janë siguruar mjetet me të cilën do kryhej krimin, një makinë tip “Toyota” ngjyrë e errët si dhe tre kallashnikovë.
Më tej Henrik Hoxhaj shprehet se në pritë Besmir Haxhiajn e ka nxjerrë Klevis Alla i cili ishte edhe shofer i makinës tip “Toyota”. Ata kanë lënë takim për tek pazari i makinave. Besmir Haxhiaj kishte qenë bashkë me të vëllanë. Në këtë moment makina e autorëve ka dal paralel me të dy vëllezërve Haxhia dhe në këtë moment është hapur zjarr ndaj tyre.
“Nuredini zbriti nga makina dhe gjuajti përsëri por në këtë moment atij i ngec automatiku dhe unë duke parë këtë gjë hapa derën dhe mora automatikun tjetër dhe gjuajta dhe disa fishekë drejt Golfit, dhe më pas ika. Nuk e mbaj mend se nga cila rrugë ikëm. Unë dhe Dumani kemi hipur në makinë, në një mjet tip Benz dhe jemi larguar drejt Tiranës. E pyeta Dumanin nëse shoferi e kishte djegur mjetin apo jo. Dumani më tha që e kishte djegur. Më pas mora vesh në media që ishte kapur shoferi ynë Klevis Alla bashkë me makinën. Kur kam parë fytyrën e tij në TV e pashë se ishte i njëjti person që ishte në makinë me mua dhe Nuredinin.” mësohet të jetë shprehur Henrik Haxhiaj.
18 të arrestuar dhe 14 në kërkim, janë të akuzuar për një sërë krimesh nga operacioni ‘Plumbi i artë’ i SPAK, ndërkohë 18 të prangosurit u lanë me masën ‘arrest me burg’ nga GJKKO. Dy të penduar të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj nga qelia zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022-shin.
Vrasja e Emiljano Ramazanit
Që në momentin e arrestimit të Erion Alibejt, prokuroria theksoi se kishte prova se ishte porositësi i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej në fund të dhjetorit 2018 në hyrje të Elbasanit bashkë me dy persona të tjerë.
Duket se provave të prokurorisë i shtohen edhe dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës, të cilët konfirmojnë se kishin organizuar dhe kryer vrasjen e Ramazanit bashkë me Skerdi Tasin.
Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj rrëfen se të gjithën e kishte organizuar Dumani, ndërsa këmbëzën e kishte shkelur Skerdi Tasi, ndërkohë që ai kishte qenë shofer. Të dy ata morën nga 45 mijë euro për këtë vrasje sipas dëshmisë së Henrik Hoxhajt në dosjen hetimore të siguruar nga ABC.
Më poshtë, dëshmia e Henrik Hoxhajt:
Prokurori: A jeni i implikuar në ndonjë ngjarje tjetër kriminale në Elbasan apo ndonje qytet tjetër të Shqipërisë, nëse po na tregoni rrethanat?
Pergjigje: Po jam i implikuar edhe ne disa ngjarje ne qytetin e Elbasanit dhe konkretisht kam për të deklaruar se:
Në verën e vitit 2020 shtetasi Nuredin Dumani me kontakton përsëri e me pyeti nëse isha i interesuar të bëja nje vrasje në Elbasan për shumën 100 mijë euro. Këtë vrasje unë e mora përsipër ta kryeja sëbashku me shtetasin Skerdi Tasi nga fshati Frakull i Fierit.
Unë kam rënë dakort në parim për te marre pjesë në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani por duke qenë se më ështe kerkuar që pas ngjarjes pistoletën e vrasjes ta hidhja në një servis makinash në Peqin me qellim per të akuzuar per vrasjen dikë tjetër dhe unë nuk kam pranuar shuma është ulur në 90 mijë euro nga 45 mijë euro njera pjesë për mua dhe pjesa tjetër për Skerdin qe do të ishte ekzekutori.
Ne këtë vrasje unë do të isha shofer i makinës. Nuredin Dumani ka organizuar gjithcka që kishte lidhje me vrasjen fhe me ka treguar makinën me të cilën levizte Emiljano Ramazani. Nuredini gjithashtu ka siguruar nje automjet tip Passat benzine (ngjyrë e kalter në gri). Makinen passat unë e kam marre aty te vendi ku ishte djegur pas ngjarjes.
Aty e kishte lëne Nuredini dhe sëbashku me mjetin ka siguruar edhe ka lënë brenda mjetit një armë automatik kallashnikov, nje pistoletë model TT ruse dhe një pistoletë model Zastava tê cilat ishin tek pasati.
Pasi mora porosinë jam takuar me Skerdin dhe së bashku me të kam lëvizur neper qytet (Elbasan) duke mbajtur në vêzhgim Emiljanon me qëllim për të kryer punën. E kemi ndjekur disa herë nepër qytet Emiljanon por pa mundur të mbaronim punë dhe për të mos rrezikuar jemi tërhequr.
Ditën kur kemi mundur do ta kryenim vrasjen ne kemi ditur që meth orës 16.00 Emiljano do të dilte nga palestra ku stërvitej dhe sapo ai ka dale nga palestra ne u parkuam para shtëpisë së tij me qëllim për ta pritur duke ditur që do të vinte aty. Rreth orës 16.00 Emiljano Ramazani ka ardhur me makinën e tij Ford Fokus me targa AA945 ose 954 dhe është parkuar para shtëpisë dhe në këtë moment unë si drejtues mjeti i kam dhënë mjetit pak më perpara dhe kam mbushuar automatikun.
Njekohësisht nga dera pasagjerit Skerdi ka dalë nga passati jone dhe është afruar tek mjeti Ford i Emiljanos por unë nuk kam parë momentin e qitjes pasi nuk kisha fushëpamje. Pasi ka mbaruar punën Skerdi ka hypur tek mjeti passat dhe pasi unë e pyeta nëse kishte goditur mirë ai më tha se kishte mbaruar punë.
Më pas jam nisur me mjetin Passat dhe kam marre kthesën e parë djathtas për të dale në rrugën dytësore e cila te nxjerr drejt tek Rotondo tek karburant “Alpet’ dhe më pas kam vazhduar rrugën deri ne Vidhas me mjetin Passat dhe diku në nje xhep rruge unë kam ndaluar makinën kam zbritur nga dretimi dhe kam marrë mjetin tim Golf 5 që e kisha parkuar aty me qëllim largimin.
Mjetin passat e mori Skerdi i cili morri rrugen për lart në një monopat mbi rrugën ku ishim ne dhe e ka djegur mjetin e ngjarjes. Pasi dogji mjetin e ngjarjes Skerdi hipi tek mjeti im që e kisah marrë me qera dhe të dy jemi nisur per Tirane. Dy tre dit pas ngjarjes unë kam takuar Nuredinin tek rrethrrotullimi i “Teg” dhe ai me ka dhenë aty shumën prej 77 mijë euro që kishte premtuar për vrasjen pasi nga shuma 90 mijë euro kishte zbritur 13 mijë euro shumën e makinës Passat të përdorur për ngjarjen.
Më sa kam marrë vesh unë nga Nuredin Dumani i cili më ka treguar vetë pas ngjarjes se pistoletën e vrasjes që u përdor per Emiljano Ramazanin e kishte hedhur tek servisi në Peqin shtetasi Klevis Kapllani, por unë nuk e kam njohur këtë person.