SHKUP- Me këngë dhe të buzëqeshur, janë shfaqur Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendësministrin e brendshëm, Nazim Bushi, pas miratimit në Kuvend të propozimit francez, përmes të cilit Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, u hapet rruga për në BE.
Ahmeti dhe Bushi kanë ndarë një video në rrjetet sociale ndërsa i shoqëron kënga kundër Serbisë.
“Na u bënë patare o u plaçin sytë, po i ndez serbët e po shkon çetnikë,”-janë disa prej vargjet e këngës.
Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm e angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit bashkë me partnerët e koalicionit qeverisës.