Roskovec – Djalin 14 vjecar qe u mbyt ne lumin Seman diten e djeshme ne fshatin SuK-1 te Roskovecit e vrau kryetarja e Bashkise, Majlinda Bufi, pasi ajo i hoqi ndihmen ekonomike dhe kjo e detyronte djalin qe te shkonte per peshkim per te mbajtur familjen me bukë shprehen banoret e fshatit Suk-1 jashte kamerave.
Flasin fqinjët e 14-vjeçarit, i cili dyshohet se u fut për tu larë ditën e djeshme në lumin Seman dhe nuk doli më. Prej rreth 24 orësh vijojnë kërkime, por nga i mituri nuk ka asnjë gjurmë.
Fqinjët tregojnë se janë familje shumë e mirë, por në vështirësi ekonomike. Sipas tyre ndihma ekonomike që merrnin i është ndërprerë. Por kjo nuk është e para fatkeqësi për familjen, pasi 10 vite më parë i është mbytur edhe një tjetër djalë në të njëjtin vend.
Policia u njoftua pasditen e djeshme, rreth orës 19:00se 14-vjeçari kishte shkuar për të peshkuar dhe dyshohet se ishte futur për tu larë, por nuk kishte dalë më.