Një operacion në shkallë të gjerë kundër trafikut të drogës është zhvilluar në Vicenza të Italisë, ku në pranga ka rënë një biznesmen shqiptar.
Sipas raportimeve të mediave, pas hetimeve të kryera nga Karabinierët e Njësisë Hetimore, u bë e mundur arrestimi i Anton Likmetës, shtetas shqiptar 35-vjeçar, me precedent të mëparshëm.
Vetëm pas kësaj manovre të artikuluar, Likmeta, tashmë pronar i një sipërmarrjeje individuale për tregtimin e makinave luksoze (Porsche, Maserati…), rifuti në përdorim shuma të konsiderueshme parash “të pastra” në Itali, për të financuar aktivitetet e tij sipërmarrëse.
Në fazën e tij operacionale, aktiviteti i paligjshëm i tregtimit të kokainës dhe pastrimit të të ardhurave të paligjshme u ndalua për herë të fundit në prill të vitit 2022, kur Karabinierët e Njësisë Hetimore gjetën dhe ndaluan çiftin në bordin e një makine luksoze.
Operacionet e kërkimit të Likmetës, të shtrira edhe në shtëpinë e tij, bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e rreth 670 gramë kokainë, 15 gramë hashash dhe 43 200 euro cash. Më pas ai u arrestua për krim flagrant.