Misteri i humbjes së kontakteve të Ervis Martinajt me familjen e tij ka vënë në vështirësi grupin e hetimit, pasi për herë të parë prokuroria ka çelur një hetim për rrëmbim personi, ndërkohë që 40-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar mbi bazën e një urdhër arresti nga SPAK.
Burime bëjnë me dije se prokuroria ka nisur përgjime e vëzhgime të personave që dyshohet se mund të kenë pasur kontakte me Martinaj.
Ndërkohë po ushtrohen kontrolle në disa vende që ka dyshime se Martinaj përdorte si baza për t’i shpëtuar policisë.
Pistat e hetimit janë të hapura, nga njëra anë ka dyshime se ngjarja mund të jetë inskenuar nga vetë Martinaj për t’u shpëtuar kundërshtarëve dhe policisë, nga ana tjetër nuk rrezohen as dyshimet se mund të jenë përpara një ngjarje kriminale./news24/