Pak ditë më parë, periferia e Antwerp-it, Borgerhout, u trondit nga një shpërthim rreth orës 4 të mëngjesit, sulmi i tretë i tillë në vetëm një javë. Ky shpërthim shkaktoi dëme të konsiderueshme në pjesën e përparme të shtëpisë së synuar.
Në fillim të së njëjtës javë, një ndërtesë apartamentesh në Generaal de Wetstraat, gjithashtu në Borgerhout, u vu në shënjestër për dy netë me radhë. Sipas mediave sulmet mund të lidhen me rivalitetin e bandave: Antwerp është një qendër kryesore për kontrabandën ndërkombëtare të kokainës. Kryebashkiaku i qarkut Marij Preneel duke folur për mediat tha se këto sulme kanë rritur frikën dhe pasigurinë te banorët e Borgerhout
Kjo është veçanërisht e frikshme për njerëzit e Borgerhout. Ata me të vërtetë kanë filluar të ndihen të pasigurt në shtëpitë e tyre dhe në rrugët e tyre… E gjithë qasja ndaj problemit të drogës kërkon një punë serioze…
Në media thuhet se Antwerp, i njohur historikisht për blerjen dhe shitjen e diamanteve, tani po pushtohet nga gangsterët shqiptarë me rrugët e qytetit të mbushura me para dhe me policinë që lufton me kartelet e drogës.