Laçi e fillon me fitore sezonin 2022-2023 në Superiore, teksa feston edhe Bylisi, që triumfoi 2-0 ndaj Kastriotit.
Bardhezinjtë mposhtën 3-1 Teutën, ekip të cilin e dominuan plotësisht.
Penallti për vendasit, teksa gjuajtja e kapitenit u prit nga portiere Pano Qirko.
Laçi e filloi mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të tjerë brenda pesë minutave.
Në fillim dyfishoi rezultatin afrikani Adeleke Akinyemi (52’), teksa Mentor Mazrekaj dhuroi “show” pesë minuta më vonë, duke dërguar rezultatin në 3-0.
Teuta reagoi dhe shkurtoi rezultatin falë golit të mbrojtësit Artan Jazxhi (66’), që u konfirmua nga VAR-i.
Vetëm kaq, vendasit menaxhuan minutat e mbetura dhe siguruan suksesin e parë në kampionat.
Rikthim me fitore në krye të Laçit për trajnerin malazez Dejan Vukicevic.
Ndërkohë, dueli Bylis-Kastrioti përfundoi 2-0. Nigeriani Anthony Beji realizoi golin e parë (66’).
Vendasit shënuan edhe golin e qetësisë dy minuta më vonë me anë të Luis Kaçorrit.