Një shqiptar është arrestuar në Angli, pasi u kap duke u kujdesur për bimët narkotike në një fermë kanabisi në Bradford.
Bëhet fjalë për shtetasin Amarilt Elezi, me profesion marangoz, i cili ishte duke u fshehur pas bimëve të kanabisit kur u pikas nga Policia. Gjatë kontrollit u gjetën 81 fidanë në bodrum dhe 59 bimë kanabisi në një dhomë gjumi dhe në papafingo.
Shqiptari kishte hyrë në mënyrë ilegale në Angli, ndërsa para gjykatës tha se kishte borxh 5000 £ personave që e ndihmuan të mbërrijë në këtë vend. Ai u dënua me 8 muaj burg për veprën penale:”prodhim narkotikësh”.