Një nga rusët e arrestuar në Gramsh, raportohet se ka pranuar të jetë kontaktuar nga shërbimet sekrete ruse.
Sipas TopChannel, Mikhail Zorin ka thënë se është kontakuar nga shërbimet e huaja, të cilat i kanë kërkuar të realizojë fotografi të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë.
Zorin ka thënë se nuk ka më shumë informacione. Ai ka treguar se me dronin që u gjet në çantë, ka filmuar mbi liqenin e Bovillës dhe ka filmuar gjithashtu edhe në portin e Durrësit.
Dy rusët dhe një shtetas ukrainas që u ndaluan gjatë tentativës për të hyrë në uzinën ushtarake të Gramshit do të dalin të shtunën para gjykatës. Ata akuzohen ndër të tjera edhe për spiunazh.