I dërguar special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë – Serbi, Gabriel Escobar, sot është pritur në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Para se të fillonte takimi, Escobar u “habit” dhe për pak harroi t’ia shtrëngojë dorën dhe të dalë foto me presidenten.
Vetë Osmani u kujdes që t’ia kujtonte të dërguarit amerikan dhe të dy më pas shtrënguan duart duke qeshur dhe bën foton. Në takimin që po mbahet në presidencë, prezent është edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Përveç Osmanit, Escobar sot pritet të takohet edhe me liderë të opozitës, pasi i ftoi ata për darkë pune. Bashkë me të dërguarin e BE për dialogun, Miroslav Lajçak, do të zhvillojnë takime intensive për të finalizuar përpjekjet me Kosovën dhe Serbinë për të firmosur marrëveshje.