Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi i është refuzuar kërkesa për mbrojtje në liri.
Dhomat e Specializuara përmes një vendimi të publikuar më 22 gusht, kanë vendosur që Thaçi të mbahet në paraburgim.
Sipas aryetimit të trupës gjykuese, ekziston rreziku që Thaçi të arratiset” ose “të ndërhyjë në drejtësi”.
Avokatët mbrojtës të tij kanë paraqitur disa herë kërkesë që Thaçi të mbrohet në liri, por të gjitha kërkesat janë refuzuar nga Gjykata Speciale.
Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Kransiqi po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020.
Aktakuza ndaj tyre, lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020, ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë, ata janë deklaruar të pafajshëm.