Ilir Meta me zyrtarë të Partisë së Lirisë dhe të rinjtë të kësaj force politike kanë nisur zyrtarisht mbrëmjen e djeshme kampin veror. Një traditë që të rinjtë e LSI, parti që sot ka ndërruar emrin, e vijonin prej vitesh.
“Jala – Një dashuri më vete”, shkruan Meta në profilin e tij, teksa ndan një foto me bashkëshorten Monika Kryemadhi buzë detit. Fotografia “selfie” e të dyve shoqërohet nga një emoji (figurë) me zemër.